UBT News

Terapia kundër COVID-19 që rrjedh nga llamat, cilësohet shumë premtuese!

Një terapi për Covid që rrjedh nga një llama e quajtur Fifi ka treguar “potencial domethënës” në provat e hershme, transmeton UBT News.

Pasi terapia të jetë testuar te njerëzit, thonë shkencëtarët, ajo mund të jepet si një sprej i thjeshtë për hundë – për të trajtuar dhe madje parandaluar infeksionin e hershëm.

Prof. Naismith, i cili është një nga hulumtuesit kryesorë shpjegoi se brejtësit e infektuar me koronavirus të trajtuar me këtë sprej u shëruan plotësisht brenda gjashtë ditëve.

Trajtimi, deri më tani, është testuar vetëm në ato kafshë laboratorike, por Shëndeti Publik në Angli tha se ishte ndër “agjentët më efektivë neutralizues të SARS-CoV-2” që kishte testuar ndonjëherë.

Fragmenti i antitrupit që prodhuan këta studiues, me ndihmën e sistemit imunitar të një llama, lidhen veçanërisht fort.

“Aty kishim një ndihmë nga Fifi i “Franklin [Instituti] llama”, shpjegoi Prof Naismith, përcjell UBT News.

Duke vaksinuar Fifin me një pjesë të vogël, jo infektive të proteinave virale, shkencëtarët stimuluan sistemin e saj imunitar për të bërë molekula të veçanta. Shkencëtarët më pas zgjodhën dhe pastruan fragmentin e antitrupit më të fuqishëm në një mostër të gjakut të Fifit; ato që përputheshin më së shumti me proteinën virale, si çelësi që i përshtatet më së miri një blloku specifik.

Ekipi ishte atëherë në gjendje të rrisë sasi të mëdha të molekulave të përzgjedhura posaçërisht, më të fuqishme.

Profesoresha Sheena Cruickshank, një imunologe nga Universiteti i Mançesterit tha se zhvillimi i ri ishte “emocionues, por është ende shumë herët”.

“Ne kemi nevojë për më shumë të dhëna mbi efikasitetin dhe sigurinë para se të kalojmë në provat njerëzore”, shtoi ajo. “Megjithatë është shumë premtuese sidoqoftë dhe fakti që mund të jetë më i lirë dhe më i lehtë për t’u administruar është një plus. Covid-19 do të jetë, për fat të keq, me ne për një kohë akoma, kështu që do të nevojiten më shumë trajtime”.

Profesor Naismith dhe bashkëpunëtorët e tij, të cilët publikuan kërkimin e tyre në revistën Nature Communications ranë dakord se, edhe me suksesin e vaksinave Covid, të kesh trajtime efektive në të ardhmen do të ishte shumë e rëndësishme./UBTNews

Exit mobile version