UBT News

Teoricienit konspirativ i ndalohet hyrja në Holandë

Teoricienit të konspiracionit, David Icke i është ndaluar hyrja në Holandë dhe zyrtarët thonë se ai përbën rrezik për rendin publik.

Icke u bë i njohur duke promovuar teoritë e skajshme në vitet 1990 dhe fitoi audiencë edhe gjatë pandemisë së COVID-19. Ai tha se virusi u përhap nga rrjetet e telefonisë celulare 5G dhe se një grup hebre ishte i përfshirë.

Lajmi për ndalimin dyvjeçar të udhëtimit të Icke u raportua fillimisht në faqen e tij të internetit, ku ai tha se autoritetet holandeze i dërguan një letër duke thënë se prania e tij në vend mund të shkaktonte tensione midis grupeve të ndryshme dhe të prishte rendin publik.

Në vitin 2020, Icke, një ish-futbollist dhe transmetues sportiv, u ndalua nga Facebook dhe Twitter sepse llogaritë e tij shkelnin rregullat në lidhje me dezinformimin rreth COVID-19./UBTNews/

Exit mobile version