UBT News

Tentuan të nxjerrin jashtë shtetit një 3-vjeçare pa lejen e nënës, policia ndaloi të dyshuarit

Në Plemetin të Obiliqit dyshohet se një burrë dhe një grua kanë dashur të nxjerrin jashtë shtetit një 3-vjeçare pa lejen e nënës.

Policia e Kosovës njofton se ata kanë tentuar të udhëtojnë jashtë shtetit përmes pikës kufitare në Jarinjë, ku edhe janë ndaluar.

“Raportohet se të dyshuarit një femër dhe një mashkull kosovar, pa pëlqimin e viktimës –ia kanë marrë vajzën 3-vjeçare dhe kanë tentuar që të udhëtojnë jashtë Kosovës nëpërmes pikës kufitare Jarinjë, ku edhe janë ndaluar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Të dyshuarit dhe viktima janë shoqëruar në stacionin e Obiliqit ku dhe janë intervistuar.

“Me vendim të prokurorit fëmija i kthehet nënës dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./UBTNews

Exit mobile version