UBT News

“Tentova të ikja nga talibanët, por më zunë”

Një refugjate tregoi momentin kur u zu nga talibanët teksa po tentonte të ikte nga Afganistani me familjen e saj.

Marwa Koofi, 20-vjeçare u kap në aeroportin e Kabulit pasi Qeveria e vendit u përmbys nga talibanët.

Koofi, e ëma e së cilës ishte politikane në Afganistan para se talibanët ta merrnin nën kontroll vendin, ia doli disi të largohej nga aty, dhe tani jeton në Yorkshire.

“Asnjëherë s’e kisha imagjinuar se do ta shihja një taliban afër meje, aq afër. Ishte sikurse një film i frikshëm”, deklaroi ajo./UBTNews

Exit mobile version