UBT News

Tenton t’i shpëtojë dhunës së bashkëshortit, gruaja hidhet nga kati i dytë

Një grua për pak ka vdekur në tentativë për ti shpëtuar dhunës së bashkëshortit. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 33 vjeç, pasi në rrugën “Memo Meto”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, e cila është ndjerë e frikësuar dhe është hedhur nga kati i dytë i banesës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Exit mobile version