UBT News

Tentoi t’i sulmonte me thikë dy persona, ndalohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që kishte tentuar t’i therte me thikë dy persona.

Njëri nga viktimat kishte arritur që ta ndalojë të dyshuarin duke e kapur për dore. Rasti kishte ndodhur pasi që ndërmjet tyre kishte një mosmarrëveshje të mëhershme.

Policia e Kosovës njofton se nuk ka të lënduar, kurse të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./UBTNews

Exit mobile version