Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti kishte tentuar t’i ikë policisë.
Zyrtarët policorë e kishin urdhëruar të ndalet por ai nuk ka vepruar në bazë të urdhërave të policisë.
Njësitet policore pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.
Rasti është inicuar si posedim i paautorizuar i armës.
“Rr. Rexhep Bislimi, Ferizaj 02.10.2022-18:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti fillimisht nuk i është bindur urdhrave të zyrtarëve policore për tu ndaluar me veturë dhe ka tentuar të ikë duke rrezikuar trafikun publik. Njësitet policore pasi kanë ndalur të dyshuarin, gjatë kontrollit tek ai kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 6-fishekë cal-9mm.Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.