Policia e Kosovës ka arrestuar një 19-vjeçar i cili dyshohet se mbrëmë ka tentuar të kryejë një grabitje nën kërcënimin e armës në Prishtinë. Rasti është hetuar nga Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, ndërsa arrestimi është bërë falë reagimit të shpejtë të zyrtarëve policorë të stacionit Veriu në Prishtinë.
I dyshuari, B.M., mashkull 19 vjeç, është identifikuar dhe ndaluar pas veprimeve intensive hetimore dhe operative të policisë.
Sipas njoftimit zyrtar, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Grabitje” në tentativë, si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa procedurat e mëtejshme ligjore janë duke u zhvilluar./KP
