Sipas raportit të Policisë së Kosovës, një shtetas i Algjerisë është arrestuar në Prishtinë nën dyshimin për vjedhje grabitqare në një market.
Rasti ka ndodhur më 18 gusht, rreth orës 19:15. Sipas Policisë, i dyshuari gjatë incidentit ka nxjerrë një mjet të mprehtë para punëtores së marketit, por është ndaluar dhe arrestuar nga një zyrtar policor.
Gjatë kontrollit, nga i dyshuari është sekuestruar një mjet i mprehtë metalik dhe dy telefona celularë, ndërsa njëri prej telefonave dyshohet se rezulton të jetë i vjedhur.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./A.K/
