UBT News

Tentoi të fuste lëndë narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, arrestohet dhe suspendohet një zyrtar korrektues

Shërbimi Korrektues i Kosovës në vazhdën e luftimit të dukurive negative brenda institucioneve korrektuese, sot rreth orës 11:40 në bazë të informacioneve paraprake ka arritur të parandaloi futjen e substancës së dyshuar narkotike në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin e Policisë për intervistim.

“Po ashtu, policia ka konfiskuar substancën e dyshuar narkotike për ekzaminim të mëtejmë. Ndaj zyrtarit korrektues të dyshuar është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe me njëherë është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore”, njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës./UBTNews

Exit mobile version