Policia e Kosovës njofton se në Prizren është arrestuar një person për shkak se tentoi t’ia marr fëmijën gjashtë muajsh gruas së tij.
Sipas njoftimit të Policisë, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka raporte të mira me bashkëshorten e tij dhe ka dashur t’ia marrë fëmijën gjashtë muajsh pasi nuk dëshiron të jetoj më me të. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia./UBTNews