UBT News

Tentohet të grabitet një shtëpi në Leposaviq, personi i maskuar nuk arrin të marr asgjë

Policia e Kosovës ka njoftuar është tentuar të grabitet një shtëpi në Leposaviq nga një person i maskuar, por që nuk kishte arritur të marrë asgjë.

“Viktima femër kosovare raporton se derisa ishte në shtëpinë e saj kishte hyrë një person i maskuar duke e kërcënuar dhe më pas kishte filluar që të kontrolloj duke kërkuar gjësende me vlerë, por i njëjti nuk kishte arritur që të marrë asgjë në shtëpinë e viktimës, me ç’rast i njëjti ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njofton se kanë dalë në vendin e ngjarjes për trajtim të rastit.

Exit mobile version