Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, për shkaqe të panjohura ishte qëlluar me armë zjarri nga person/a të panjohur.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, ku viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore ku kanë gjetë dhe sekuestruar 6 gëzhoja të fishekëve të armës së zjarrit.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili e ka bërë cilësimin e veprës penale, dhe ka urdhëruar hapjen e hetimeve intensive.