Një person është arrestuar në Podujevë, pasiqë i njëjti kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, në shenje hidhërimi me një rast të mëhershëm. Sipas Policisë, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes është konfiskuar arma e zjarrit Glock 17 me një karikator dhe 15 fishek dhe 3 gëzhoja.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.