Një person i paidentifikuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një të riu në Pejë më 3 shtator, derisa rasti në Polici është raportuar ditën e djeshme.
Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur se viktima sipas raportimit të babait të tij ka pësuar lëndime, por ende nuk dihet nëse ka pranuar tretman mjekësor. Për shkak të frikës, sipas raportimit të ankuesit viktima ka rezervuar një biletë avioni dhe është larguar menjëherë pas incidentit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe kanë gjetur e konfiskuar dy fishekë dhe dy gëzhoja cal-7.62.
Viktima sipas Policisë nuk ka qenë i qasshëm për njësitet policore për t’u intervistuar.