UBT News

Tentim vrasje në Novobërdë

Të shtëna me armë zjarri ka pasur dje në Novobërdë.

Policia e Kosovës njofton se një shtetas gjerman ka raportuar se gjatë lëvizjes me veturën e tij, disa persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të makinës së tij.

Nuk raportohet për të lënduar. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë. Rasti nën hetime nga njësitë relevante.

Exit mobile version