UBT News

Tentim vrasje në Klinë, arrestohet i dyshuari

Në Klinë, sipas raportit policor është raportuar për një rast të tentim vrasjes gjatë ditës së djeshme.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari me veturën e tij dyshohet se ka goditur një motoçikletë në të cilën ndodheshin dy persona.

Si pasojë e incidentit, të dy personat në motoçikletë kanë pësuar lëndime trupore dhe u është ofruar ndihma mjekësore.

I dyshuari është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë.

Rasti është iniciuar dhe hetimet janë duke vazhduar me urdhër të prokurorit kujdestar.

Exit mobile version