Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.
Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se të shtënat kanë qenë në drejtim të veturës e cila po drejtohej nga viktima mashkull. Sipas policisë përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Rasti është inicuar si vrasje në tentativë.
“Rr. “Dardania”, Fushë Kosovë 18.09.2022 – 19:05. Viktima mashkull kosovar ka njoftuar Policinë se në drejtim të veturës së tij një person i panjohur ka shtënë me armë zjarri. Përveç dëmeve në veturë, nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftimin e policisë.