Të martën një burrë ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, një person i dyshuar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
I dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar dhe është inicuar si vrasje në tentativë /armëmbajtje pa leje.
“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.10.2022 – 19:53. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë në veturën e tij, i dyshuari mashkull kosovar kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij (pa pasoja) dhe është larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar si provë materiale një gëzhojë. I dyshuari gjendet në arrati, rasti është duke u hetuar”, njofton policia.