UBT News

Tentim dhunimi në Suharekë, arrestohet i dyshuari

Një tentim dhunimi është raportuar të enjten në Suharekë ku Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Tentim dhunimi, Suharekë 06.04.2023-11:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka kryer veprën e lartcekur. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Exit mobile version