UBT News

Tensioni i lartë i gjakut, ushqimet dhe pijet që duhet t’i shmangni

Nëse keni tension të lartë të gjakut, mund ta ulni atë duke konsumuar një dietë të shëndetshme ushqimore. Por duhet të keni kujdes, pasi disa ushqime dhe pije të ndryshme mund t’ju pengojnë uljen e tensionit të gjakut.

Këto ushqime të cilat duhet t’i limitoni ose shmangni janë:

Kripa dhe natriumi janë “armiq” për personat me tension të lartë të gjakut apo sëmundje të zemrës. Në çdo 100 gram(g) kripë ka 38 758 miligram(mg) natrium.

Sipas specialistëve, personat me tension të lartë të gjakut duhet ta limitojnë marrjen e natriumit në 1,500 miligram (mg) në ditë apo vetëm një lugë çaji kripë.

Disa nga ushqimet më të kripura janë:

pica e ngrirë
lëngjet e perimeve
mishi i procesuar
produktet e paketuara të domates
supat e gatshme
turshitë

Konsumimi i tepërt i sheqerit është lidhur gjithmonë me rritjen në peshë dhe obezitetin. Por sheqeri lidhet gjithashtu edhe me tensionin e lartë të gjakut.

Sheqeri, sidomos pijet e ëmbëlsuara me sheqer, kontribuojnë në rritjen e obezitetit në njerëz nga të gjitha moshat. Tensioni i lartë i gjakut është më i shpeshtë në personat që janë mbipeshë ose obezë.

Shoqata Amerikane e Zemrës rekomandon që femrat mos të konsumojnë më shumë sheqer se 6 lugë çaji ose 24 gram(g) në ditë, ndërsa burrat deri në 9 lugë çaji apo 36 gram(g) në ditë.

Lëkura e pulës dhe ushqimet e paketuara

Personat me tension të lartë të gjakut duhet të reduktojnë yndyrnat e ngopura dhe të shmangin yndyrnat trans. Përbërje të lartë yndyrnash të ngopura kanë:

– lëkura e pulës
– prodhimet e bylmetit
– mishi i kuq
– gjalpi

Yndyrnat trans gjenden në sasi të vogla mishi të dhjamosur dhe produkte bulmeti. Por përmajtjen më të lartë të yndyrave trans e kanë ushqimet e paketuara, të procesuara. Këto ushqime zakonisht përmbajnë dhe nivele të larta sheqeri dhe karbohidrate të tjera me sasi të ulëta fibre.

Sasi të vogla apo të moderuara alkooli mund ta ulin tensionin e gjakut, por konsumimi i tepërt i alkoolit mund të shkaktojë të kundërtën. Konsumimi i tepërt i alkoolit mund të rrise dhe riskun për kancere të ndryshme, edhe nëse e pini vetëm me raste.

Gjithashtu alkooli mund të shkaktojë që ilaçet që po merrni për tensionin e lartë të gjakut të mos japin efektin e duhur. Për më tepër, alkooli ka shumë kalori dhe mund të shkaktojë shtim në peshë, duke shtuar gjasat për tension të lartë të gjakut./sot.com.al

Exit mobile version