Hezbollahu pro-iranian lëshoi gjatë natës disa raketa në veri të Izraelit, mes tensioneve në rritje në kufirin libanezo-izraelit.
“Hezbollah tha se kishte lëshuar dje dhjetëra raketa në hakmarrje për sulmet me dronë izraelitë, të cilat rezultuan në vdekjen e pesë sirianëve, përfshirë tre fëmijë”, sipas medias shtetërore.
Agjencia Kombëtare e Lajmeve (NNA) njoftoi se ishin vrare fëmijë të moshës midis 5 dhe 10 vjeç në qytetin Am Toot. Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë në një postim në platformën X se Hezbollahu kishte lëshuar më shumë se 50 predha drejt Izraelit.
Ushtria izraelite nuk raportoi të plagosur dhe deklaroi se disa nga raketat ishin kapur, ndërsa disa të tjerat kishin rënë në terren të hapur.
“Si përgjigje, forcat ajrore izraelite goditën pozicionet e Hezbollahut në Libanin jugor”, tha ushtria dje në mbrëmje.
Tensionet midis Hezbollahut dhe forcave izraelite janë përshkallëzuar përgjatë kufirit Izrael-Liban që nga shpërthimi i luftës në Gazë në tetor, duke rezultuar në viktima nga të dyja palët. Ekziston frika se konflikti mund të përhapet pasi Izraeli kërkon që Hezbollahu të tërhiqet pas Lumit Litani, 30 kilometra nga kufiri – siç përcaktohet në rezolutën 1701 të OKB-së. Milicia e mbështetur nga Irani kërkon të ndalojë bombardimet e saj vetëm pasi të ketë një armëpushim në Rripin e Gazës. /UBTNews/