Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot kanë pasur një diskutim në Kuvendin e Kosovës.
Sot Osmani dhe Kurti u panë duke diskutuar më të tensionuar se zakonisht. Ndërsa edhe gjuha e tyre trupore duket se e konfirmon një gjë të tillë.
E pyetur për këtë, Osmani tha se diskutimi ka qenë për zgjedhjet e përgjithshme.
“Për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista. Kështu që është përpjekje e vazhdueshme”, tha Osmani.