Në protestën e studentëve para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, policia ka shpërndarë me forcë aktivistët e Lëvizjes Feministe Studentore dhe aktivistë të tjerë të cilët janë duke protestuar që nga mëngjesi para Rektoratit për shkarkimin e profesorit Xhavat Krasniqi i cili dyshohet për ngacmime seksuale ndaj studentëve.
Aktivisti nga ORCA, Rron Gjinovci është arrestuar në këtë protestë nga Policia gjatë përleshjes me protestuesit.