Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj ka publikuar një video, ku vërehet tension mes kryetarëve në mbledhjen e Asociacionit të Komunave të Kosovës. Sipas tij, në këtë mbledhje u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme.
Në videon e publikuar nga Rahimaj, ky i fundit shihet në tension së bashku me kryetarin e Mitrovicës Verirore, Erden Atiq dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu.
“Asociacioni i Komunave të Kosovës nën degradim total. Kur mungojnë argumentet, fillojnë të vënë në shprehje edhe forcën. Prandaj, nuk thërrasin as një media për të përcjellë Kuvendin e AKK-së. Në kuvendin vjetor të këtij organi, u tentua të kontrabandohen procese të rëndësishme si: 1. Mungesa e transparencës, 2. Mos anëtarësimi i Komunave të Veriut të Kosovës në AKK, 3. Mohimi i të drejtës për anëtar të bordit nga radhët e LVV-së”, ka shkruar Rahimaj.