UBT News

Tensione me Kinën, Gjermania nis luftanije drejt Detit Jugor pas gati dy dekadave

Gjermania të martën nisi një luftanije drejt Detit Jugor të Kinës për herë të parë në gati dy dekada, duke iu bashkuar vendeve të tjera perëndimore në zgjerimin e pranisë ushtarake në atë rajon në kohën e alarmit për rritjen e ambicieve territoriale të Kinës.

Kina ka pretendime për pjesë të mëdha të Detit Jugor të Kinës dhe ka vendosur pozicione ushtarake në ishuj artificialë të ujërave të pasur me gaz dhe peshq, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Forcat detare të ShBA-së, për ta shfaqur forcën kundër pretendimeve territoriale të Kinës, rregullisht i kryen të ashtuquajturat operacione për lirinë e lundrimit, gjatë të cilave anijet kalojnë afër disa ishujve të kontestuar. Kina ankohet për këto lundrime, duke thënë se ato nuk ndihmojnë për t’i promovuar paqen dhe stabilitetin.

Zyrtarët në Berlin kanë thënë se forcat detare gjermane do t’iu përmbahen rrugëve tradicionale të tregtisë detare. Luftanija gjermane nuk pritët të lundrojë as nëpër Ngushticën e Tajvanit, një aktivitet tjetër i forcave amerikane që dënohet nga Pekini.

Sidoqoftë, Berlini ka bërë të qartë se ky mision shërben për ta theksuar faktin që Gjermania nuk i pranon pretendimet territoriale të Kinës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Express.

Gjermania po ec nëpër një litar të hollë mes interesave ekonomike dhe të sigurisë, pasi Kina është bërë partnerja më e rëndësishme e Berlinit për tregti. Eksportimi i prodhimeve gjermane në Kinë ka ndihmuar në luftimin e ndikimit të pandemisë në ekonominë më të fuqishme evropiane.

Exit mobile version