Të paktën 22 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë zhdukur pas përmbytjeve të mëdha në shtetin amerikan të Tennessee.
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar për më shumë se 50 njerëz në qarkun rural Humphreys, i cili ndodhet në perëndim të Nashville.
Përmbytja e madhe e cila filloi të shtunën, duke zhytur rrugë të tëra dhe duke prishur linjat telefonike dhe të atyre të rrymës, raporton BBC.
Punonjësit e urgjencës po kërkojnë derë më derë në zonat më të goditura, me shpëtimtarët që po kalojnë nëpër mbeturinat e shtëpive të goditur nga përmbytja.
Emrat e të zhdukurve janë shënuar në një tabelë njoftimesh në një qendër emergjence në Qarkun Humphreys, me të afërmit që kanë frikë nga më e keqja.
Në faqen e qarkut në Facebook, njerëzit kanë kërkuar me dëshpërim çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e miqve dhe të afërmve të tyre të zhdukur.
“Mbesën time e morri uji”, shkroi një grua. “Familja e saj është ende në kërkim të saj. Ata u thanë se ajo u gjet, por nuk ishte ajo”.
“Unë dhe familja ime po kërkojmë kushëririn tonë gjashtëvjeçar,” shkroi një person tjetër. “Çdo informacion vlerësohet”.
Shumica e të zhdukurve janë nga qyteti Waverly, përcjell Klankosova.tv.
Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.2 gradë Celsius që kur filloi epoka industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten nëse qeveritë në të gjithë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha të emetimeve.