Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi gjatë dy ditëve në vijim do të jetë nën ndikimin e fushave të fuqishme anticiklonike.
Sipas IHMK-së, mëngjeset do të jenë të ftohta, me ngrica dhe mjegull, ndërsa temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -8 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 2 deri në 3 gradë Celsius.