UBT News

Temperaturat e nxehta janë vrastare për sëmundjet e zemrës

Kujdes nga temperaturat e larta. Thirrja vjen nga mjekët specialistë që në këto ditë të nxehta këshillojnë veçanërisht te sëmurët kronikë dhe ata me probleme kardiake.

“Temperaturat e nxehta janë vrastare për sëmundjet e zemrës sidomos për të sëmurët kronikë. Duhet të kemi shumë kujdes ekspozimin në diell. Pacientët që nisën më pushime duhet të marrin mjekimet me vetë, të shmangin vendet ku nuk ka shërbim mjekësor. Duhet të jenë të kujdesshëm me hidratimin. Të marrin sa më shumë lëngje.”

Kardiologjia në qendrën spitalore “Nënë Tereza” është nga shërbimet që po përballet me fluksin më të lartë të pacientëve. Kardialogu Taulant Gishto tregon për A2 CNN se mbingarkesa i dedikohet situatës post Covid.

“Janë disa arsye që na kanë çuar në një çlirim të situatës nga Covid por nuk duhet të harrojmë që zemra vret më shumë se Covid dhe se çdo sëmundje tjetër. Problemet që ata i kanë ndjerë prej disa muajsh por që janë drejtuar nga Covidi, tani ka ardhur situata ti japin zgjidhje. Te koronagrafia fluksi është shumë i lartë, në një sallë bëhen 20 ndërhyrje në ditë.”

Nëse muaj më parë, ambulancat drejtoheshin tek spitalin infektiv dhe në strukturat e tjera Covid, tashmë urgjercant janë zhvendosur në shërbimet e tjera. Krahasuar me muaj më parë, fluksi i pacientëve është rritur me 30% thuajse në çdo shërbim.”

Exit mobile version