Ditëve të fundit në Kosovë janë duke mbizotëruar temperatura të larta.
Të njëjtat është paralajmëruar që do të vazhdojnë edhe ditëve në vijim.
Shkak i kësaj Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për kufizim të orarit të punës për disa kategori.
Nga 13 e deri më 20 korrik lirohen nga puna gratë shtatzëna, por në rast të pamundësisë së lirimit të njëjtat punojnë nga shtëpia.
Po ashtu qytetarët me sëmundje kronike punojnë me orar të shkurtuar deri në 4 orë në ditë.
Nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orarit 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Ndërsa, varësisht prej temperaturave që mbizotërojnë gjatë muajit korrik dhe gusht 2024, ndërmerren masa të tjera.