UBT News

Temperaturat e larta në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë merr këtë vendim

Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që të kufizojë orarin e punës nga 14 deri më 17 gusht.

Ky vendim, sipas Ministrisë së Shëndetësisë është marrë në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve.

Njoftimi i plotë:

𝐕𝐄𝐍𝐃𝐈𝐌

𝐊𝐮𝐟𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐨𝐫𝐚𝐫𝐢𝐭 𝐭ë 𝐩𝐮𝐧ë𝐬 𝐩ë𝐫𝐠𝐣𝐚𝐭ë 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚𝐯𝐞 𝐭ë 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐚

Në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë merr vendim që të kufizohet orari i punës nga data 14.08.2024 deri më 17.08.2024.

𝐌𝐚𝐬𝐚𝐭 𝐪ë 𝐝𝐨 𝐭ë 𝐳𝐛𝐚𝐭𝐨𝐡𝐞𝐧 𝐩ë𝐫𝐟𝐬𝐡𝐢𝐣𝐧ë:

Nga data 14.08.2024, deri më 17.08.2024 kufizohet orari i punës;

1.1 Gjatë kësaj periudhe të nxehtësisë ekstreme, rekomandohet që të ndryshohen oraret e punës për të shmangur punën në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 16:00;

1.2 Të aplikohet orari fleksibël i punës, që nënkupton lejimin e punëtorëve që të fillojnë punën më herët në mëngjes ose të punojnë nga shtëpia nëse ka mundësi;

1.3 Shtatzënat të lirohen nga puna gjatë orëve të pikut të nxehtësisë 11:00 — 16:00, ose të punojnë nga shtëpia;

1.4 Në oraret 11:00 — 16:00 ndalohet puna për qytetarët e prekur me sëmundje kronike, apo të punojnë nga shtëpia;

1.5 Të ndalohen punimet në sektorin e ndërtimtarisë, që janë të ekspozuara në diell gjatë orarit 11:00-16:00;

1.6 Të shpërndahen informacione përmes burimeve të informimit dhe broshurave e materialeve të tjera informuese për qytetarët për mënyrat e mbrojtjes nga nxehtësia;

1.7 Të sigurohen kontrolle mjekësore për të punësuarit që tregojnë shenja të stresit nga nxehtësia dhe që i janë ekspozuar nxehtësisë ekstreme;

1.8 Ata që merren me punët në bujqësi, të planifikojnë zhvillimin e tyre në mëngjes herët ose pasdite vonë për të shmangur ekspozimin në nxehtësinë e madhe.

Ky vendim është marrë duke pasur parasysh praktikat më të mira për mbrojtjen e shëndetit dhe sigurisë së punëtorëve gjatë periudhave me temperatura të larta./UBTNews/

Exit mobile version