UBT News

Temperaturat e larta, Kuvendi nuk i lë mediat te hyrja kryesore

Kuvendi i Kosovës ka marrë vendim që të mos lejojë mediat të qëndrojnë para hyrjes kryesore të objektit. Sipas njoftimeve, kjo masë është ndërmarrë për shkak të temperaturave të larta që po mbizotërojnë në vend.

Ndërkohë, në orën 14:00 pritet të nis vazhdimi i 53-të i seancës konstituive të Kuvendit, në ditën e fundit të afatit kushtetues, i cili përfundon sonte në mesnatë, në orën 00:00.

Kuvendi, në kuadër të kësaj mase të përkohshme, do të shfrytëzojë ditët e mbetura të afatit 30-ditor, por nuk do të mund të marrë asnjë vendim tjetër deri më 8 gusht. Ky kufizim lidhet me kërkesat e parashtruara nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje, së bashku me Guxo dhe Alternativa, kanë dështuar në seancat e deritanishme të sigurojnë votat e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Exit mobile version