UBT News

Temperaturat e larta, Durmishi: Ndalohet lëvizja e automjeteve mbi 15 ton

Si pasojë e temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin tonë, zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur një masë të re kufizuese që hyn në fuqi nga nesër (e mërkurë) më 23 korrik.

Sipas Durmishit, për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë këto ditë kanë marrë vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve me peshë mbi 15 T, në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale.

Ndalesa vlenë nga ora 11:00 e deri në 17:00, duke filluar nga nesër me 23 korrik e deri me 28 korrik. Ky vendim mund të ndryshohet varësisht nga kushtet klimatike gjatë ditëve në vijim”, ka shkruar Durmishi në Facebook.

Po ashtu sot Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa mbrojtëse për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 – 25 korrik 2025.

Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, tha Ministria e Shëndetësisë të martën, më 22 korrik derisa ka ftuar të gjitha institucionet që t’i respektojnë rekomandimet “me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”.

Exit mobile version