Moti ekstrem ka goditur botën, ku disa vende po përmbyten ndërsa disa të tjera po “digjen” nga temperaturat e larta. Dubai është ndër vendet që temperaturat kanë thyer rekorde.
Prandaj teksa vendi po përballet me temperatura të larta autoritet kanë menduar të krijojnë “shiun artificial” për të ulur sado pak temperaturat, të cilat kanë arritur deri nw 49°C.
Shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi pamje video të reshjeve të mëdha. Shiu stimulohet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.