UBT News

Temperaturat deri në 30 gradë në Spanjë

Nuk është ende fundi i janarit, por në Evropë u regjistruan temperatura rekorde. Të enjten Spanja regjistroi temperatura rekorde, ku në disa zona sikurse Fredes dhe Valencia, temperatura ishte mbi 28 gradë Celsius.

Gjatë gjithë janarit, mbi 90 vende kanë regjistruar temperatura rekorde, njoftoi instituti spanjoll meteorologjik AEMET.

Vetëm më 25 janar, më shumë se 400 stacione vëzhgimi, rreth gjysma e atyre në rrjetin kombëtar, arritën ose tejkaluan 20 gradë C me mesataren maksimale në të gjithë vendin rreth 18 deri në 19 gradë Celsius./UBTNews/

Exit mobile version