Një valë e nxehtësisë ka goditur pjesë të mëdha të Paqësorit Veriperëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, duke regjistruar temperatura rekorde.
Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka paralajmëruar se vala e nxehtësisë do të prekë shumicën e shteteve të Uashingtonit dhe Oregonit. Edhe Kalifornia dhe Idaho janë të prekura.
Të shtunën, temperatura në Seattle të Uashingtonit shkoi në 38 gradë Celsius, një rekord për qytetin në muajin qershor.
Edhe Kanadaja po përballet me temperatura të larta. Kolumbia britanike të dielën shënoi temperaturën 46.1 gradë Celsius, temperatura më e lartë e regjistruar gjatë 84 viteve të fundit./UBTNews