UBT News

‘Televizori’ ekrani i të cilit mund të shijohet!

Një prototip i ekranit televiziv i cili mund të imitojë shijet e ushqimit është zhvilluar nga një profesor japonez, raporton Reuters, transmeton UBT News.

Ai quhet “Taste the TV” dhe ka dhjetë bombola që spërkasin aroma të ndryshme në një “film higjienik” i cili rrotullohet mbi ekran.

Profesori Homei Miyashita i Universitetit Meiji, sugjeroi se ky televizor mund të përdoret për të trajnuar kuzhinierë ose somelierë nga distanca.

Nëse do të bëhej komercial, televizori do të kushtonte 875 dollarë (735 £), vlerësoi ai.

“Qëllimi është të mundësohet që njerëzit të kenë përvojën e diçkaje si të hahet në një restorant në anën tjetër të botës, edhe kur qëndrojnë në shtëpi”, tha ai për Reuters.

Në epokën e Covid-19, kjo lloj teknologjie mund të përmirësojë mënyrën se si njerëzit lidhen me botën e jashtme, të paktën kështu beson profesori Miyashita./UBTNews/

Exit mobile version