UBT News

Televizioni shtetëror iranian hakohet gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë

Televizioni shtetëror iranian u hakua gjatë edicionit të lajmeve të shtunën mbrëma, sipas medias IranWire, e cila ndau një video të incidentit.

Edicioni i lajmeve është ndërprerë me imazhet në të cilat është parë lideri suprem, Ali Khamenei dhe një shënjestër në kokën e tij, fotografi të Aminit dhe tri grave tjera të vrara në protestat e fundit. Krahas fotografisë së publikuar shkruante “Gjaku i të rinjve tanë është në duart tuaja”. Prapa sulmit qëndron grupi i hakerëve, Edalat-e Ali (Drejtësia e Aliut).

Që nga fillimi i protestave në mesin e shtatorit, disa grupe hakerash kanë shënjestëruar faqet shtetërore iraniane dhe shërbimet online. Ata kanë nxjerrë dokumente të shumta dhe kanë prishur qindra kamera vëzhgimi./UBTNews/

Exit mobile version