Aplikacioni i komunikimit Telegram tha se kishte regjistruar 70 milionë përdorues të rinj gjatë ditës së hënë kur rrjeti social Facebook pësoi një ndërprerje masive.
Telegram u ngjit me 55 vende në renditjen e aplikacioneve më të shkarkuara në App Store. Kompania pretendon se i jep prioritet privatësisë dhe sigurisë së përdoruesit dhe është themeluar në 2013 nga libertariani i vetëshpallur Pavel Durov.
Kompania mban një qëndrim të distancuar ndaj moderimit të platformës. Durov më herët ka themeluar rrjetin social më të madh në Rusi VKontakte së bashku me vëllain e tij por që u largua nga vendi për shkak të rritjes së presionit shtetëror.
Durov është një prej zërave më kritikë të sigurisë dhe privatësisë së përdoruesve. Sot Telegram është me seli në Dubai ku edhe Durov jeton.
Alternativa të tjera të WhatsApp si Signal gjithashtu patën rritje gjatë kohës që aplikacionet e Facebook ishin jashtë funksioni. /PCWorld Albanian