UBT News

Telefonin nuk duhet ta lini nën jastëk

Sot është e vështirë ta gjeni dikë pa telefon, madje numri i përdoruesve rritet dita-ditës. Por edhe nëse e përdorni telefonin shumë, sygjerohet që të mos e mbani telefonin në disa vende, ndër to edhe nën jastëk.

Gjatë natës, njoftimet që ju vijnë në telefon, ndikojnë që telefoni juaj të ndezet. Drita e jashtme ndikon negativisht gjatë prodhimit të melatoninës (melatonina është një hormon i sekretuar nga një gjendër e vogël në tru, e cila ndihmon trupin tuaj në rregullimin e ritmit cirkadian, i njohur ndryshe edhe si “cikli gjumë/zgjim”).

Të gjitha këto çojnë në probleme me gjumin, që është shumë i rëndësishëm për trupin. Në periudha të gjata kohore, rrezatimi elektromagnetik shkakton dhimbje koke dhe marramendje. Madje edhe ka raste të shpërthimit të telefonëve. Kur e mbuloni telefonin tuaj me jastëk, rriten shancat që kjo të ndodhë.

Telefoni liron nxehtësi kur mbushet dhe nxehtësia nuk largohet nga nën pëlhura e jastëkut. Është më mirë ta mbushni telefonin larg nga vetja, shtrati apo njerëzit e tjerë./UBTNews

Exit mobile version