Në të njëjtën kohë rrjeti social tha se fonti mund të duket i çuditshëm fillimisht por do të përmirësonte konsumin e përmbajtjeve me kalimin e kohës.
Twitter vendosi sot të bëjë një ndryshim në ridizajnimin e sjellë pak ditë më parë ndërsa përdoruesit u ankuan për dhimbje koke dhe shqetësime.
Lançuar vetëm javën e kaluar, ridizajnimi solli ngjyra me kontrast të lartë dhe një font me dizajn të ri quajtur Chirp.
Në të njëjtën kohë rrjeti social tha se fonti mund të duket i çuditshëm fillimisht por do të përmirësonte konsumin e përmbajtjeve me kalimin e kohës.
Por shumë nuk u ndjenë rehat me ndryshimet e Twitter. Teksti i ri është më i ngjeshur dhe leximi i tij ushtron më tepër presion me sytë.
Kur prezantoi tekstin e ri, Twitter tha se ishte dizajnuar nga kompania Zvicerane Grilli. Më përpara Twitter kishte përdorur Helvetica që nuk ishte preferuar nga rrjeti social. /PCWorld Albanian