UBT News

Teksas: Vdes nga pikëllimi bashkëshorti i mësueses së vrarë gjatë të shtënave në shkollë

Bashkëshorti i një prej mësuesve të vrarë në të shtënat masive të së martës në Uvalde, Teksas, thuhet se ka vdekur nga një atak në zemër.

Joe Garcia ishte burri i Irma Garcia, e cila dha mësim për 23 vjet në shkollën fillore Robb.

Zonja Garcia ishte një nga dy mësueset e vrara nga një adoleshent i armatosur në të shtënat që lanë të vdekur 21 persona, përfshirë 19 fëmijë

Çifti, i cili ishte i martuar prej 24 vitesh, ka lënë pas katër fëmijë.

Në Twitter, një nip i zonjës Garcia, John Martinez, tha se Garcia kishte “vdiqur për shkak të pikëllimit” pas vrasjes së gruas së tij.

Çifti ka lënë pas katër fëmijë – dy djem dhe dy vajza – nga mosha 12 deri në 23 vjeç.

Pas të shtënave vdekjeprurëse në Uvalde, Martinez tha për New York Times se zonja Garcia u gjet nga oficerët “duke përqafuar fëmijët në krahët e saj deri në frymën e saj të fundit”./UBTNews/

Exit mobile version