UBT News

Teknologjia që rrit jetën e baterisë deri në 6 orë shtesë

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të zgjatur jetën e baterisë së telefonave dhe tabletëve edhe për disa orë.

Ata shpjegojnë se nëse përdoruesit transferojnë të dhënat e aplikacioneve të tyre të preferuara në shërbimet cloud, bateria mund të zgjasë deri në 60% më shumë.

Teknologjia identifikon pjesët e aplikacioneve që konsumojnë më shumë energji dhe i zhvendos ato në cloud duke përdorur një teknikë të quajtur “code-offloading”.

Me këtë metodë, smartfonët mund të zgjasin jetën e baterisë deri në 6 orë shtesë në rastet më të favorshme.

Shkencëtarë kompjuterikë nga Aston University në Birmingham kanë zhvilluar një softuer prototip që ruan të dhënat në një kombinim hibrid, si në cloud ashtu edhe në aplikacion.

Kur aplikacioni ekzekutohet me pjesët që harxhojnë më shumë bateri nga cloud, pajisja nuk përdor komponentët e veta, duke kursyer energji dhe duke zgjatur jetën e baterisë. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version