UBT News

Të vërtetat dhe mitet rreth dhimbjes së shpinës!

Dhimbjet e shpinës janë një simptomë apo gjendje e trupit që thuajse të gjithë njerëzit e kanë ndjerë një herë në jetë.

Mjekët thonë se 80% e personave në të gjithë botën kanë vuajtur nga ky problem në një periudhë të caktuar të jetës së tyre.

Mosha është shpesh faktori kryesor për këtë dhimbje që mund të vazhdojë me orë dhe ditë të tëra. Por mitet për dhimbjen e shpinës janë aq të zakonshme, sa shpesh herë na bëjnë konfuzë.

Më poshtë, njihuni me disa nga mitet dhe të vërtetat rreth tyre.

Qëndroni gjithmonë drejtë kur uleni

Nëse uleni me qëndrimin drejtë dhe palëvizur për periudha të gjata, kjo ka mundësi t’ju shkaktojnë tendosje në shpinë. Prandaj këshillohet të bëni pushime të shkurtra dhe herë pas here ta lejoni shpinën të lakohet pak.

Mos bartni gjëra të rënda

Nuk është domosdoshmërisht e rëndësishme sa peshë ngrini, por si e bëni. Prandaj është e rëdësishme të mos e përkulni trupin tuaj kur ngrini pasha, sepse në të kundërt mund të dëmtoni shpinën.

Por sigurisht, nuk preferohet të mbani gjëra që mund të jenë të rënda për ju.

Pushimi në shtrat është kura më e mirë

Pushimi mund të ndihmojë në rastet e një dëmtimi ose tendosje që ju shkakton dhimbje. Por qëndrimi në shtrat për disa ditë, mund ta përkeqësojë situatën tuaj.

Nëse je i dobët nuk ke dhimbje

Ky mit është i pavërtetë sepse çdokush mund të përjetojë dhimbje shpine. Njerëzit që janë shumë të dobët, siç mund të jenë ata me një çrregullim të ngrënies si anoreksia, mund të kenë humbje të kockave. Ata gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të thyejnë kockat lehtësisht dhe të kenë rruaza të shtypura.

Të ushtruarit është i dëmshëm për dhimbjen e shpinës

Të ushtruarit në mënyrë të rregullt, parandalon dhimbjen e shpinës.

Për njerëzit që kanë dëmtuar shpinën, mjekët mund të i’u rekomandojnë ushtrime specifike. Ato zakonisht fillojnë me lëvizje të buta dhe gradualisht bëhen më intensive./AgroWeb.org

Exit mobile version