UBT News

Të thonë ‘Je shëndoshur’, çfarë përgjjigje duhet t’u japësh atyre?

Shtimi në peshë është një fenomen që ndodh në mënyrë natyrale, ku kilogramët mund të fitohen ose humbin për shumë arsye. Këto arsye mund të jenë shëndetësore, por gjithashtu mund të lidhen edhe me përdorimin e medikamenteve të ndryshme.

Por, dikush edhe mund të ndihet rehat që të jetë me disa kile më shumë.

E keni parasysh kur personat pranë jush japin komente si “je shëndoshur”, “uaaa, e paske lëshu’ veten”, “sa i/ e mirë ke qenë”, etj.

Ne nuk mund t’i ndalim njerëzit pa takt, ama kemi disa përgjigje që do t’i bëjnë të mendohen dy herë para se të flasin.

“Po, e di, kam pasqyrë”, nëse shëndoshem e di më mirë se të gjithë. Fundja është trupi im, pasqyrë kam, e shoh gjithçka, edhe më mirë se ti.

Më hahet një trileçe”, kjo ndodh kur ti po më flet.

Buzëqesh dhe shikoje drejt e në sy, ky është një truk psikologjik që e bën personin përballë të heshtë dhe të mendojë se ka diçka që nuk shkon me të.

Mirë unë, por edhe ti”, po po, nëse ata tregohen të pasjellshëm, kthejua me të njëjtën monedhë.

“Po të ha gjë vaktet?”, nëse je shëndoshur, është trupi dhe përgjegjësia jote dhe personi përballë duhet ta marrë vesh njëherë e mirë.

“Je mirë?”, kështu do ta kuptojnë që po e teprojnë.

“Ëhë, edhe?”, çfarë ka anormale?

Mbushu me vetëbesim e kujto që kilogramët nuk janë njësi matëse e vlerave, inteligjencës dhe bukurisë tënde. /UBT News/

 

Exit mobile version