UBT News

Të shtunën, më 30 shtator, në UBT do të mbahet sesioni i projektit “Përputhja e Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED Faza II”

Më 30 shtator, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në qytetin e mençur, do të mbajmë sesionin kryesor të projektit “Përputhja e Arsimit dhe Trajnimit me Nevojat e Tregut të Punës – ALLED Faza II”.

Ky projekt është mbështetur nga Zyra Evropiane në Kosovë dhe Agjencia Austriake e Zhvillimit (ADA), dhe është shembull i përkushtimit tonë për të ndërthurur fushën e arsimit dhe trajnimeve me kërkesat e tregut.

Rreth Projektit: ALLED Faza II është krijimi i një mjedisi virtual të të mësuarit me teknologji të fundit, i paraparë për t’u shpërndarë në gjashtë shkolla profesionale publike në të gjithë Kosovën.

Vizioni ynë tejkalon thjesht integrimin teknologjik. Për më tepër, projekti përfshin furnizimin e shkollave me platformën online EON AVR/VR, e licencuar për tre vite të ardhshme, ku do të përfshihen 600 nxënës dhe profesorë së bashku me kufjet Meta Quest 2.

Kjo platformë do të ndihmojë në zhvillimin e kurrikulave në Inxhinieri Mekanike, Bujqësi dhe sektorin e Energjisë. Paralelisht, UBT do të trajnojë profesorët e shkollave të mesme mbi përdorimin efikas të Platformës EON AVR/VR.

Projekti është në të njëjtën linjë me vizionin e Qeverisë së Kosovës të theksuar mbi arsimin profesional. Për më tepër, UBT dhe Rektori Prof. Dr. Edmond Hajrizi kanë kontribuar duke sjellë teknologjinë më të fundit në Kosovë.

Exit mobile version