Sulmuesi e ktheu armën kundër vetes pasi vrau disa njerëz në rajonin qendror të Udmurtia.
Shtatë fëmijë ishin në mesin e 13 viktimave të vrarë nga një person i armatosur në një shkollë në Rusinë qendrore të hënën, thanë autoritetet.
Komiteti Hetues i Rusisë tha në një deklaratë se 14 fëmijë dhe shtatë të rritur u plagosën gjithashtu nga të shtënat në Izhevsk.
Guvernatori i rajonit Alexander Brechalov tha “Ka viktima mes fëmijëve, ka edhe të plagosur”.
Ministria e Brendshme e Rusisë konfirmoi të shtënat në telegramin e saj.
Sulmuesi më vonë e ktheu armën kundër vetes.
Sipas Komitetit Hetues, i armatosuri kishte veshur një bluzë të zezë me “simbole naziste”.
“Çdo gjuajtje me armë në një shkollë është një shkak për shqetësim të thellë për autoritetet, familjet dhe kombin në përgjithësi. Ne e kemi parë këtë në Shtetet e Bashkuara dhe në shumë vende të tjera”, tha Mohamed Vall i Al Jazeera, duke raportuar nga Moska. “Por rusët thonë se kjo nuk është një dukuri e shpeshtë në Rusi – dhe në shumicën e rasteve është e vështirë të përcaktohen motivet pas saj”.
Duke cituar komitetin, Vall tha se sulmuesi mbante mbi vete “dy pistoleta dhe një sasi të madhe municionesh”.
Shkolla, e cila mëson fëmijët nga gjashtë deri në 17 vjeç, u evakuua dhe zona përreth saj është rrethuar.
Sulmi vjen në një kohë kritike për Rusinë, e cila po zhvillon një luftë vdekjeprurëse në Ukrainë dhe së fundmi ka shpallur një urdhër mobilizimi të pjesshëm për të rritur forcat e saj.
Disa orë para të shtënave në shkollë, një burrë hapi zjarr dhe plagosi një oficer rekrutimi ushtarak në një qendër regjistrimi në Siberi.
Presidenti rus Vladimir Putin të hënën denoncoi sulmin në Izhevsk si “çnjerëzor”.
“Presidenti Putin vajton thellësisht vdekjen e njerëzve, fëmijëve në shkollën ku ndodhi sulmi terrorist nga një person, i cili me sa duket i përket një grupi neofashist”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Presidenti uron shërimin e të plagosurve si rezultat i këtij sulmi terrorist çnjerëzor”, shtoi Peskov.
Të shtënat në shkolla janë relativisht të rralla në Rusi.
Tragjedia e fundit e tillë ndodhi në prill 2022, kur një burrë vrau dy fëmijë dhe një mësuese në një kopsht fëmijësh në rajonin qendror të Ulyanovsk përpara se të vriste veten./UBTNews/