Të shtënat të mërkurën para një xhamie në shtetin Maryland të SHBA-së lanë një person të plagosur, transmeton Anadolu.
Qendra e Dijanetit të Amerikës në një deklaratë në Twitter tha se incidenti ndodhi menjëherë pas një funerali në xhami, e cila ndodhet në Lanham.
“Jemi thellësisht të tronditur nga incidenti i të shtënave që ndodhi në qendrën tonë pak pas funeralit. Ngjarja la një person të plagosur i cili u dërgua menjëherë në spital”, tha qendra.
Qendra aktualisht është e mbyllur për shkak të hetimeve.
“Ne do të dalim me një njoftim tjetër sapo qendra të jetë gati për rihapje”, thuhet në deklaratë.
Raportohet se personi i armatosur arriti të largohet para se të mbërrinte policia.