UBT News

Të shtëna në SHBA: Një burrë i armatosur ka vrarë rreth 10 persona në dyqanin Walmart

Një person i armatosur ka vrarë deri në 10 persona në një supermarket Walmart në Chesapeake, në shtetin amerikan të Virxhinias, thotë policia.

Një burrë që besohet të jetë menaxheri i dyqanit ka hapur zjarr, më pas ka kthyer armën kundër vetes dhe tani ka vdekur.

Ka pak detaje, por një oficer policie foli për jo më shumë se 10 persona të vrarë dhe shumë të plagosur. Motivi i ngjarjes ende nuk dihet.

Zëdhënësi i Policisë, Leo Kosinski tha se të shtënat besohet të kenë ndodhur brenda dyqanit dhe se i dyshuari ka vepruar i vetëm./UBTNews/

Exit mobile version