Një person i armatosur ka vdekur pasi plagosi disa të tjerë brenda një salle në Universitetin e Heidelbergut të Gjermanisë, konfirmoi policia gjermane. Policia nuk dha më shumë detaje rreth vdekjes së tij, por Gazeta Bild raportoi se viktima e qëlloi veten për vdekje. Sipas Bild, ai ishte student i atij universiteti.
Nuk dihet ende se sa persona janë lënduar dhe si është gjendja e tyre. Heidelberg është qytet universitar në jugperëndim të Gjermanisë.
Vitet e fundit Gjermania u godit nga një sërë sulmesh. Vendi ka disa prej ligjeve më të ashpra në Evropë dhe të shtënat në shkollë janë të rralla./UBTNews